Bio

Dionis Photo

Një shkrimtar i ri nga Tirana, ende duke eksperimentuar me stilin tim të shkrimit. Tregimet e mia bëjnë bashkë elemente të reales dhe surreales, të dyja besnike të perceptimeve dhe emocioneve njerëzore. Admiroj të gjitha format e artit, entuziast për trajtimin e ‘Gesamtkunstwerk’, shpesh në përpjekje për të përfshirë në shkrimet e mia ngjyra, imazhe, modele muzikore dhe struktura arkitekturore.

Sapo kam botuar librin tim të parë, vëllimin me tregime “Bar Sahara”, falë fondit nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit për çmimin e parë në prozë për shkrimtarët e rinj.

Tregimi im i parë u përzgjodh në antologjinë e vitit 2012 të konkursit ‘Europa në mendimet tuaja’, në Novi-Sad, Serbi, organizuar nga Projekti i Kulturës dhe Vlerave Europiane. Në vitin 2013, mora çmimin e parë për tregime të shkurtra në Festivalin Ndërkombëtar Prokult, Podujevë, Kosovë. Fitues në konkurse të ndryshme kombëtare, ndër të tjera Festivali Letrar për të Rinj, Edicioni i Katërt, në vitin 2018, organizuar nga shtëpia botuese Toena.

Kur isha fëmijë, kam aktruar në dy filma me metrazh të gjatë dhe pjesë të tjera teatrore. Vite më vonë, shkrova një skenar filmi që, në vitin 2014, u përzgjodh dhe u kthye në një film të shkurtër në Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë, nga Projekti StudAVP, organizuar nga shkollat e artit në Ballkan dhe Programi Tempus i Bashkimit Europian. Mund ta shihni filmin këtu. Aktualisht po punoj të kthej një nga tregimet e mia në një film të shkurtër të animuar.

Ngacmimet e frymëzimit i marr nga tregimet e shkurtra të Buzzatit dhe Donald Barthelme, nga muzika e Pink Floyd dhe Nick Cave dhe nga kinemaja e Fellinit dhe Tarkovskit.

Jam diplomuar në Informatikë Ekonomike dhe punoj si Programues Softueri.