Notice: Funksioni _load_textdomain_just_in_time u thirr në mënyrë të pasaktë. Ngarkimi i përkthimit për përkatësinë health-check u vu në punë shumë herët. Zakonisht kjo është tregues se ca kod te shtojca apo tema po xhiron shumë herët. Përkthimet duhen ngarkuar te veprimi init, ose më vonë. Për më tepër të dhëna, ju lutemi, shihni Diagnostikim në WordPress. (Ky mesazh qe shtuar te versioni 6.7.0.) in /var/www/dionisprifti.com_imported/wordpress/wp-includes/functions.php on line 6170
Tregime - Dionis Prifti

Në Kuti

Kur isha në kutinë e madhe prej kartoni, ata që kalonin në cepin ku rrija, çuditeshin pse nuk bëja përpjekje të dilja. Por në fakt, nga brenda kartoni kishte një kompesatë të trashë qe ishte e vështirë të çahej – e kisha provuar njëherë ta godisja me këmbë dhe më kishte vrarë gishtin e vogël…

Continue reading

Bardhë e zi, pllaka e tela

Dikur humba ngjyrat e tani shoh bardhë e zi. Koka jote me tela qëndronte ngjeshur në trupin më gjymtyrë të fyryra e të ngrira. Pallate të shumëfishuara me vrima katrore. Mjete lëvizëse me rrota e tym. Ishte një humbje e ngadaltë, mori disa muaj. Kur ti më thyeje qelqe afër stomakut, shihja copa gri të…

Continue reading

Mëkati Fillestar

Aleksandri më vrau para 8 minutash e 8 sekondash. Kam ende pak kohë para se të vdes, në Tokë do kisha vdekur tashmë. Kam menduar shumë këto 8 minuta: kjo është vrasja e parë jashtë Tokës, unë jam viktima e parë jashtë Tokës. Tani shoh planetet, yjet, metalet e çuditshme që formojnë terrenin që mban…

Continue reading

Anomali Mekanike

Vapë. Në horizont mullinjtë gjigand të erës. Helikat e tyre të bardha më dërgojnë copëza dielli të bezdisshme ndër sy e pasqyra. Makina ecën pa zhurmë. Hap dritaren të pi një cigare. Punën e lashë shpejt, po shkoj në fshat. Një i afërt ka vdekur. E bukur e premtja. Edhe në atë fabrikë të vjetër…

Continue reading

Pasdite e lavdishme

Duke ecur në rrugicën e ngushtë nga puna për në shkollë, vura re se nga shtëpia e vjetër nuk kishte mbetur më asgjë përveç kolonave, dhe në oborrin e saj qëndronin disa burra duke biseduar. Shtëpinë e vjetër e shihja sa herë kaloja nëpër atë rrugicë, kishte diçka melankolike në atë vilë trekatëshe të kohës…

Continue reading