Në Kuti

Kur isha në kutinë e madhe prej kartoni, ata që kalonin në cepin ku rrija, çuditeshin pse nuk bëja përpjekje të dilja. Por në fakt, nga brenda kartoni kishte një kompesatë të trashë qe ishte e vështirë të çahej – e kisha provuar njëherë ta godisja me këmbë dhe më kishte vrarë gishtin e vogël…

Continue reading

Bardhë e zi, pllaka e tela

Dikur humba ngjyrat e tani shoh bardhë e zi. Koka jote me tela qëndronte ngjeshur në trupin më gjymtyrë të fyryra e të ngrira. Pallate të shumëfishuara me vrima katrore. Mjete lëvizëse me rrota e tym. Ishte një humbje e ngadaltë, mori disa muaj. Kur ti më thyeje qelqe afër stomakut, shihja copa gri të…

Continue reading

Mëkati Fillestar

Aleksandri më vrau para 8 minutash e 8 sekondash. Kam ende pak kohë para se të vdes, në Tokë do kisha vdekur tashmë. Kam menduar shumë këto 8 minuta: kjo është vrasja e parë jashtë Tokës, unë jam viktima e parë jashtë Tokës. Tani shoh planetet, yjet, metalet e çuditshme që formojnë terrenin që mban…

Continue reading

Anomali Mekanike

Vapë. Në horizont mullinjtë gjigand të erës. Helikat e tyre të bardha më dërgojnë copëza dielli të bezdisshme ndër sy e pasqyra. Makina ecën pa zhurmë. Hap dritaren të pi një cigare. Punën e lashë shpejt, po shkoj në fshat. Një i afërt ka vdekur. E bukur e premtja. Edhe në atë fabrikë të vjetër…

Continue reading

Pasdite e lavdishme

Duke ecur në rrugicën e ngushtë nga puna për në shkollë, vura re se nga shtëpia e vjetër nuk kishte mbetur më asgjë përveç kolonave, dhe në oborrin e saj qëndronin disa burra duke biseduar. Shtëpinë e vjetër e shihja sa herë kaloja nëpër atë rrugicë, kishte diçka melankolike në atë vilë trekatëshe të kohës…

Continue reading